AmCham Lajmet e Antarëve – American Bank of Investments (ABI Bank)

AmCham Lajmet e Antarëve - American Bank of Investments (ABI Bank)

American Bank of Investments (ABI Bank)

ABI Bank i ka dhuruar tre pajisje respiratore për terapi intensive sistemit shëndetësor, duke shprehur në këtë mënyrë mirënjohjen e thellë ndaj sakrificës së mjekëve dhe infermierëve në këto kohë lufte të COVID-19.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, vlerësoi përgjegjësinë sociale që ABI Bank ka treguar në ndihmë të sistemit shëndetësor, një kontribut që do t’i vlejë gjatë sistemit shëndetësor publik edhe pas përfundimit të pandemisë COVID-19.

“Moto e ABI Bank ka qenë dhe është Investo në Optimizëm! Ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të falënderojmë gjithë komunitetin e mjekëve dhe infermierëve. Këto pajisje respiratore që dhurojmë sot, do të lehtësojnë punën e këtyre heronjve dhe heroinave dhe do ndihmojnë në misionin fisnik të shpëtimit të jetëve të gjithë popullit shqiptar” – thotë Drejtorja e Divizionit Ligjor dhe Përputhshmërisë në ABI Bank, znj. Vilsa Lika.

***

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *