AmCham Comments on the 2020 Fiscal Package

Date/Time: 24.12.2019 / 10:30 am - 11:00 am

Location: AmCham Offices


SEKSIONI 3 – PROPOZIMET E REJA 

Dhoma Amerikane në mbështetje të kërkesave të anëtarëve, ka bërë sugjerimet e veta në përmirësimin e legjislacionit tatimor shqiptar. Ato synojnë të përmirësojnë ligjet tatimore bazë, nga Procedurat Tatimore, tatimi mbi të ardhurat dhe TVSH duke marrë në konsideratë problematikat që bizneset hasin gjatë zbatimit të tyre dhe duke ofruar zgjidhje që përmirësojnë dhe lehtësojnë praktikat e të bërit biznes në vend, referuar praktikave të mira të vendeve të BE-së.

  1. Zgjatja e periudhës së mbartjes për humbjet tatimore

Një nga synimet kryesore të qeverisë shqiptare është te tërheqë investimet e huaja direkte për të kryer investime greenfield. Duke pasur parasysh natyrën dhe përmasën e këtyre investimeve, zakonisht nevojiten 3-5 vjet përpara se këto investime të fillojnë të nxjerrin fitime. Legjislacioni shqiptar, sipas Ligjit për “Tatimin mbi të Ardhurat” nr. 8438 datë 28.12.1998, i ndryshuar, parashikon që humbjet tatimore mund të barten dhe shfrytëzohen për një periudhë jo më shumë se 3 vjet. Vendet fqinje si Greqia, Bullgaria, Serbia, Turqia u japin shoqërive një periudhë minimale prej 5 vjetësh për të shfrytezuar humbjet tatimore.Vendet e BE-së, si p.sh Italia, u japin shoqërive një periudhë të pacaktuar kohore për shfrytëzimin e humbjeve tatimore të krijuara gjatë 3 viteve të para të investimit. Në këtë drejtim, si dhe me qëllim krijimin e një mjedisi tërheqës për investimet e huaja direkte që kryejnë investime greenfield, rekomandohet që periudha 3 vjeçare e përcaktuar në ligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të zgjatet minimalisht 7-10 vjet.

2. Fitimet kapitale nga shitja e aksioneve (sipas nenit 27/1)

Zgjidhja më e mirë do të jetë shfuqizimi i nenit 27/1 lidhur me tatimet kapitale nga shitja e kuotave/aksioneve dhe adresimi i kësaj çështjeje në ligjin e ri që do të hartohet nga Ministria.

Ne te kundert, do te ishte i nevojshem ndryshimi i dispozitës me qëllim harmonizimin e saj me dispozitat e marrëveshjeve tatimore, në kuptimin qe nëse një marrëveshje tatimore në fuqi e përjashton aksionerin/ortakun nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat nga fitimet kapitale, atëherë zbatohet marrëveshja tatimore dhe jo ligji i brendshëm.

Në këtë mënyrë, qeveria do të vërë në vend dhe do të zbatonte angazhimet e marra përsipër në vite nëpërmjet marrëveshjeve tatimore të nënshkruara.

3. Vonesat në rimbursimin e TVSH

Për të shmangur shtimin e shumave të TVSH të parimbursuara nga administrata tatimore, sugjerojmë si më poshtë:

  • tëpërcaktohet shprehimisht në ligj që në rast të kredive tatimore qoftë për TVSH apo tjetër tatim, pavarësisht se mund të jenë të pakontrolluara, të mund të përdoren për të kompensuar detyrime të tjera tatimore. Kjo gjë do të ulë pjesërisht efektin nga vonesat aktuale në kontrollin dhe rimbursimin e TVSH;
  • tëlejohet kompensimi me detyrime doganore (tarifë doganore, TVSH apo taksa kombëtare të pagueshme në doganë) – kjo praktike eshte pjese e propozimeve te paketes fiskale 2020 por kufizohet ne “raste te veçanta”, raste te cilat nuk jane percaktuar ne projektligj;
  • interesi për rimbursim me vonesëtë TVSH të përllogaritet automatikisht nga sistemi e-tax.

4. Mundësia e përdorimit të shumës së miratuar për rimbursim TVSH për kompensimin e detyrimeve korrente

Aktualisht anëtarët tanë janë ndeshur me një problematikë që lidhet me vonesat pas miratimit të rimbursimit të TVSH. Sipas rregullave që jane në fuqi, me miratimin e rimbursimit të shumës së TVSH (pra pas kontrollit dhe konfirmimit të shumës nga drejtoria rajonale në DPT), DPT e vendos subjektin në listën e pritjes për rimbursim.

Në fakt, me sa jemi në dijeni në asnjë rast, asnjë tatimpagues nuk ka mundur të përdorë të drejtën e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore jo vetëm për shumën e TVSH së pretenduar për rimbursim por as për shumën e TVSH të miratuar për rimbursim dhe që pret rradhën në sistemin e thesarit.

Në kohën që tatimpaguesi pret të rimbursohet cash nga thesari, lindin detyrime të reja tatimore korrente (qoftë paradhënie tatim fitimi apo TVSH e pagueshme apo të tjera). Edhe pse subjekti ka TVSH të miratuar për rimbursim, ai nuk mund ta përdorë këtë shumë TVSH për të kompensuar detyrimet korrente por duhet të nxjerrë likuiditete të tjera për t’i paguar ato.

Arsyeja është e thjeshtë: administrata tatimore e heq TVSH kreditore të miratuar për rimbursim nga sistemi informatik dhe kompensimet nuk mund të bëhen pasi subjekti quhet se është rimbursuar, ndërkohë që në të vertetë mund ta marrë rimbursimin pas shumë muajsh.

Në këto kushte, sugjerojmë që të behet një shtesë në nenin 75/1 të ligjit 9920/2008 ku të percaktohet se heqja e tepricës kreditore të miratuar për rimbursim si kredi në sistemin informatik të bëhet vetëm kur realisht kryhet rimbursimi nga sistemi i thesarit. Deri në këtë datë, tatimpaguesi ka të drejtë ta përdorë këtë shumë lirisht për rimbursimin e detyrimeve korrente.

5. Njohja e borxhit te keq

Në ligjin e TVSH-së të ndryshohet pika 1 e Nenit 84 “Borxhi i Keq” si më poshtë:

“Kur një pagesë nuk është marrë plotësisht apo pjesërisht për një furnizim të tatueshëm prej furnizuesit dhe është njohur si detyrim me vendim gjyqësor të formës së prerë, si dhe ka qenë i pamundur ekzekutimi për një periudhë 6 mujore, lejohet zbritja e TVSH-së përkatëse, e cila është TVSH e zbatuar në përputhje me këte ligj për shumën e pa arkëtuar të borxhit të keq”.

Kuptimi i Borxhit të Keq lidhet me pamundësinë e mbledhjes së tij në kohë dhe në shumën përkatëse, sipas faturës së lëshuar me TVSH. Aktualisht shumica e bizneseve kanë probleme, pikërisht sepse e kanë të pamundur mbledhjen e borxheve.

Në shumë vende, kuptimi i Borxhit të Keq lidhet me kalimin e afatit kontraktual që palët kanë parashikuar për pagimin e detyrimit, ose në të kundërt me përfundimin e procedurës ligjore për ekzekutimin e borxhit.

Pikërisht, nisur nga parimi i efektivitetit dhe transparencës, kemi propozuar një formulim të ri, duke qenë se formulimi aktual i Nenit 84 i ka vendosur kreditorët në një situatë kur nuk u njihet një Borxh i Keq. Dy janë elementët që për ne janë të rëndësishëm në njohjen e një Borxhi të Keq dhe ato lidhen me vendimin e formës së prerë, pra detyrimin e njohur nga gjykata, dhe ndjekjen e të gjitha procedurave të ekzekutimit.

Parashikimi aktual, sipas te cilit Borxhi i Keq duhet te konfirmohet pas shpalljes se falimentit te shoqerise, nuk eshte i pershtatshem per kushtet e zhvillimit ekonomik te vendit tone. Mund te themi se nga qindra raste falimenti, vetem ndonje rast mund te jete permbyllur me sukses.

Ne keto kushte, vendosja e kreditorit ne pozite te veshtire, ku i duhet te ndjeke nje procedure qe ka kosto te larte si kohore ashtu dhe financiare, e ve kreditorin ne nje situate te pamundur per te pasqyruar situaten e tij te vertete financiare.

6. Ndryshim ne ligjin për Taksat Kombetare në lidhje me TAM (taksa e ambalazheve plastike)

Problematika e krijuar ka lidhje me diferencimet që krijohen në treg për shkak të uljes së taksës për subjektet tatimpaguese prodhues vendas duke diskriminuar importuesit.

Konkretisht diferencimet aktuale në pagesën e TAM janë:

  1. Midis prodhuesve vendas të ambalazhit plastik (që importojnë lëndën e parë në formë granulati) dhe importuesve të produkteve të ambalazhit plastik, 10 lekë/kg për prodhuesit vendas dhe 35 lekë/kg për importuesit (Ligj i ndryshuar në Parlament në Korrik 2019).
  2. Midis importuesve të sektoreve të prodhimit si Polisteroli dhe Mobileri  (Për produkte ambalazhi plastik të klasifikuara në krerët 3920…..filma , shirita etj… të Nomenklaturës Doganore) të cilët përjashtohen nga taksa (0 lekë) dhe 35 lekë/kg për importuesit e të njëjtave produkte (të kategorizuara në nomenklaturën doganore kodi 3920…..). Ndryshim i bërë me një Udhezim të ri të Ministrisë së Financave (Nr. 27 datë 09.10.2019) për zbatim në Doganë, për rastet e subjekteve që do të përjashtohen nga pagesa e Taksës së ambalazhit për kodet 3920…..).

AmCham ka bërë përpjekje të medha për të diskutuar dhe parashtruar pranë komisioneve Parlamentare përpara miratimit të Ligjit të gjitha argumentat e dëmeve dhe pasojave që do të kishte miratimi i tij, të cilat nuk u moren parasysh. Eshtë rasti t’i ringrejmë edhe njëherë argumentat pasi efektet e këtij ligji diskriminues për subjektet importuese ka prishur rregullat e tregut duke dëmtuar importuesit që janë nga tatimpaguesit më të mëdhenj. Diferencimi i padrejtë i çmimeve për shkak të diferencimit të taksës me ligj, duke i dhënë prioritet produkteve të një teknologjie më të vjetër ka dënuar dhe diskriminuar padrejtësisht produktet e importit që sjellin ne tregun vendas tendencën e fundit europiane atë të uljes së peshës së plastikës për njësi të ambalazhuar që është në interesin e vendit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

7. Detyrimi për të vendosur garanci bankare për shumën e gjobës përpara apelimit në doganë

Neni 282/2 i Kodit Doganor kërkon që për efekt apelimi, “ankimuesi duhet të paguajë shumën e përgjithshme të detyrimeve të importit ose eksportit, sipas përkufizimeve të këtij titulli, si dhe të garantojë për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave shumën e sanksioneve të aplikuara për shkeljen, objekt konflikti”. Në rast të kundërt, ankimi nuk shqyrtohet jo vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve por edhe më tej nga gjykata

Kërkesa ligjore për pagesën e gjobës (qoftë pjesërisht qoftë terësisht) si kusht për shqyrtimin gjyqësor është konsideruar jo-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese (vendimi nr. 16/2008). Sipas kësaj gjykate “Gjykata Kushtetuese vlerëson, se parapagimi i gjobës, si parakusht për të ngritur padi në gjykatë, është një barrë e tepruar që nuk diktohet nga nevoja e efektivitetit të masave administrative, siç është ajo e vjeljes së gjobave. Për pasojë, duke qenë e tillë, masa e parapagimit të gjobës, si parakusht për realizimin e të drejtës për t’iu drejtuar gjykatës për kundërshtimin e kësaj mase administrative, përbën një ndërhyrje të palejueshme në të drejtën kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, të parashikuar në nenin 42 të Kushtetutës”.

Theksojmë se vendosja e një garancie bankare për pagesën e gjobës barazohet me pagimin e gjobës sa kohë që fondet mbeten të bllokuara në llogarinë bankare dhe nuk mund të përdoren për aktivitet ekonomik. Nga ana tjetër, gjykojmë se është vendi për të të bërë një unifikim të procesit të apelimit me atë të parashikuar nga ligji për procedurat tatimore.

Sa më sipër, kërkojmë ndryshimin e nenit 282 të Kodit Doganor, duke shfuqizuar dispozitën që kërkon garantimin e gjobës për efekt ankimi.

***

SECTION 3: NEW PROPOSALS

In support of members’ requests, the American Chamber has made its suggestions on improving the Albanian tax legislation. The aim is to improve the basic tax laws, starting with Tax Procedures, Income Tax and VAT by considering problems that businesses face during their implementation and by providing solutions that improve and facilitate local business practices, according to the EU best practices.

  1. Extending the Transfer Period for Tax Losses

One of the main goals of the Albanian government is to attract foreign direct investment in the form of greenfield investments. Given the nature and size of these investments, it usually takes three to five years before they begin to generate profit. In some cases, due to market conditions, this period may be even longer. Under such circumstances, these companies collect losses that should be used against future profits.

Albanian legislation, according to the Law “on Income Tax No. 8438, dated Dec. 28, 1998, as amended,” provides that tax losses may be carried forward and utilized for a period not exceeding three years. Unlike Albania, neighboring countries like Greece, Bulgaria, Serbia, Turkey give companies a minimum of five years to uses these losses for tax purposes.Some EU countries, such as Italy, give companies an indefinite period of time to capitalize on the tax losses incurred during the first three years of investment. In this regard, and with the aim of creating an attractive environment for foreign direct investment in the form of greenfield investment, it is recommended that the three-year period set out in the Law on Income Tax should be extended to a minimum of seven to ten years.

2. Capital Gains from the Sale of Shares (according to Article 27/1)

As mentioned and argued above, the best solution would be to repeal Article 27/1 with respect to capital taxes on the sale of shares and address this issue in the new law that is to be drafted by the Ministry.

In the absence of a will to repeal it (for any reason), AmCham members request that the provision be amended to align it with the provisions of the tax agreements, in the sense that when a tax agreement in force exempts the shareholder/partner from paying tax on capital gains income, then the tax agreement is applied rather than the domestic law.

That way, the government would put in place and implement the commitments made over the years through the signed international tax agreements.

3. VAT Refund Delays

To avoid adding to the tax administration’s unrefunded VAT amounts, we suggest the following:

  • expressly stipulate in the law that tax credits either from VAT or other tax, although they may be unaudited, can be used to offset other tax liabilities. This will partially reduce the effect of current delays in VAT controls and reimbursements;
  • allow compensation to be made through customs dues (customs duties, VAT or national fees payable at customs);
  • interest on late VAT refunds should be automatically calculated by the e-tax system.

4. Using approved VAT refund amounts to offset current liabilities — as an opportunity

Currently our members have encountered a problem related to delays after approving VAT refunds. According to the rules in force, with the approval of the refund of the VAT amount (i.e. after checking and confirming the amount by the regional directorate at the General Directorate Taxation), the GDT puts the subject on the waiting list for reimbursement.

In fact, to our knowledge, in no case has any taxpayer been able to exercise the right of non-payment of other tax liabilities not only for the amount of VAT claimed for reimbursement but also for the amount of VAT approved for reimbursement and which awaits the queue in the treasury system. At the time the taxpayer expects to be reimbursed in cash from the treasury, new current tax liabilities arise (whether profit tax advance or VAT payable or other). Although the entity has VAT approved for reimbursement, it cannot use this amount of VAT to offset current liabilities but must use additional liquidity to pay them.

The reason is simple: the tax administration removes the credit VAT approved for reimbursement from the computer system and  refunds cannot be used after the entity is said to have been reimbursed, while in fact it can actually receive the refund after many months.

Under these circumstances, we suggest an addition to Article 75/1 of Law 9920/2008 stipulating that the withdrawal of credit outstanding for reimbursement as a credit in the information system should only be made when the reimbursement from the treasury system actually takes place. Up to this date, the taxpayer has the right to use this amount freely for reimbursement of current liabilities.

5-  Recognition of Bad Debt

In the VAT Law, Paragraph 1 of Article 84 on “Bad Debt” should be amended as follows:

“Where a payment is not received in whole or in part for a taxable supply by the supplier and is recognized as a liability under final court decision, and it has been impossible to execute for a period of six months, there should be a deduction of the relevant VAT, which is the VAT applied in accordance with this law, for the amount of bad debt not collected”.

The meaning of Bad Debt relates to the inability to collect it in a timely manner and in the appropriate amount, according to the VAT invoice. Most businesses currently have problems with their balance sheets, precisely because they are unable to collect debts.

In many countries, the meaning of Bad Debt relates to the expiration of the contractual term that the parties have provided for the payment of the obligation, or otherwise to the completion of the legal proceeding for the execution of the debt.

Based on the principle of effectiveness and transparency, we have proposed a new wording, since the current wording of Article 84 puts creditors in a situation where no bad debt is recognized. There are two elements that are important to us in recognizing a Bad Debt and they are related to the final decision, namely the obligation recognized by the court, and the follow-up of all enforcement proceedings.

We believe that the current way of dealing with this, which foresees that Bad Debt should be confirmed after the announcement of the bankruptcy of the company, is not suitable for the conditions of Albania’s economic development. The first fact that makes this way unacceptable is the experience of how successful this procedure (bankruptcy) is currently and based on statistics that can be easily obtained by the courts. We can say that out of hundreds of bankruptcy cases, only one case can be successfully closed. And this has happened only in those cases where the debtor itself has opened the procedure and the debtor itself has agreed to its termination.

6. Amendment to the Law on National Taxes regarding TAM (tax on plastic packaging)

The problem created by the amendments relates to the differences created in the market due to the reduction of the tax rate for domestic taxpayers, a move that discriminates against importers.

The current differences in the payment of the packaging tax (TAM) are set as follows:

  1. Domestic producers of plastic packaging (importing raw material in granular form) and importers of plastic packaging products — 10 ALL / kg for domestic producers and 35 ALL / kg for importers.
  2. For importers in the manufacturing sector — such as producers of polystyrene and furniture (for plastic packaging products classified under headings 3920 … films, strips, etc. … of Customs Nomenclature), they do not have to pay any TAM (set at 0 ALL), while TAM is set at 35 ALL / kg for importers of the same products (categorized under customs nomenclature code 3920…). The Ministry of Finance Instruction (Nr. 27, dated Oct. 9, 2019) sets how the legal amendments are to be implemented by the customs administration for entities that will not have to pay packaging taxes under codes 3920….)

Before the law was approved, AmCham spent a great deal of effort to discuss and submit to parliamentary committees all its arguments on the damage and consequences of approving a flawed law. However, AmCham’s input was not taken into account.  In the context of the new Fiscal Package, it is time to reaffirm the arguments that the law is discriminatory for importing entities and violates market rules by damaging importers, who are also among the largest taxpayers.

The unfair price differentiation due to the unequal tax treatment set by the law — prioritizing older technology products — unjustly discriminates against imported products that bring to the domestic market the recent European trend to reduce the weight of plastic per packaged unit, which is in the country’s interest due to it having less of an impact on the environment.

7. Obligation to impose bank guarantees on the amount of the customs fine before appeal

Article 282/2 of the Customs Code requires that for appeal, “the applicant shall pay the total amount of the import or export duties, as defined in this title, and to guarantee to the Directorate General of Customs (DGC) the amount of sanctions applied for the offense, subject to conflict”. If that guarantee is  not made, then the appeal will not be taken into consideration by the General Tax Directorate and down the line not even by the appropriate court.

Legal requirement for payment of the fine (in part, or wholly) as a condition for judicial review was ruled to be unconstitutional by Albania’s Constitutional Court (Decision No. 16/2008). According to the ruling, “The Constitutional Court finds that the prepayment of a fine, as a precondition for filing a claim in court, is an excessive burden not dictated by the need for the effectiveness of administrative measures, such as the collection of fines. Consequently, as such, the amount of the prepayment of the fine, as a precondition for the exercise of the right to apply to the court to challenge this administrative measure, constitutes an impermissible interference with the constitutional right to due process of law, provided for in Article 42 of the Constitution”.

We emphasize that the imposition of a bank guarantee for the payment of the fine is equal to the payment of the fine as long as the funds remain locked in the bank account and cannot be used for economic activity. On the other hand, we believe that there is a need to unify the customs appeal process with the parallel process covered by the law on tax procedures.

Based on what is explained above, we are seeking the amendment of Article 282 of the Customs Code, repealing the provision requiring the guarantee of a fine amount for appeal.

0 Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CONTACT US

Thank you for your email, we will reply ASAP.

Sending

Log in with your credentials

Forgot your details?