AmCham Prezanton Edicionin e 8-të të Indexit të Biznesit për Vitin 2019

Date/Time: 29.06.2020 / 10:00 am - 11:00 am


Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) prezantoi sot Edicionin e 8-të të Indeksit të Biznesit për vitin 2010-2020, në konferencën me temë: “Rritja Ekonomike Fillon me Klimën e Biznesit”.  Të pranishëm në panel, për të adresuar gjetjet e raportit dhe diskutuar mbi sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri ishin, Ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi, Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Shkëlqesia e Saj, znj. Juri Kim, Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, z. Matteo Colangeli, Përgjegjësja për Politikat Ekonomike në Partinë Demokratike, znj. Jorida Tabaku, Presidenti i Dhomës Amerikane, z.Enio Jaço dhe Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane, z.Ilir Trimi.

Indexi i Biznesit i Dhomës Amerikane për vitin 2019 ka zbritur në 38 pikë nga 100 të mundshme duke reflektuar një rënie prej 4.98 nga një vit më parë.

Gjetjet e Indexit u bënë publike nga Presidenti i Dhomës Amerikane, z. Enio Jaço. Gjatë prezantimit të rezultatit të sondazhit, z.Jaço bëri të ditur se 66% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e perceptojnë klimën e biznesit në Shqipëri në vitin 2019 si të pafavorshme ose shumë të pafavorshme, 7% e anëtarëve e konsideruan atë si pozitive dhe 26% neutrale.

Nisur nga shqetësimi për klimën e biznesit, i reflektuar në të dhënat e indexit, si dhe situata e krijuar nga kriza e Covid 19, z.Jaço tha:

“Rezultatet e Index-it të 2019 nuk janë të mira. Kjo duhet të na vendosë të gjithëve në një situatë urgjence për ta përmirësuar situatën. Post-COVID-19 nuk është një situate e zakonshme dhe si kërcënimi ashtu dhe oportuniteti janë shumë të mëdha për t’u injoruar. Që të përfitojmë nga ky moment duhet të punojmë së bashku. Në radhë të parë sektori privat dhe administrata publike, forcat politike dhe partnerët ndërkombëtarë për të krijuar së bashku një ambient transparent biznesi, me rregulla të qarta tregu që e bën Shqipërinë një nga vendet më tërheqëse për Investime në Ballkan” u shpreh Presidenti i AmCham.

Ambasadorja e SHBA, znj.Yuri Kim gjatë fjalës së saj e konsideroi rezultatin e ulët të Indexit,   pasojë të klimës së brendshme politike, e cila tha, ajo bëhet frenues për investitorët e huaj.

“Ky raport është i rëndësishëm dhe më i rëndësishëm është çfarë AmCham rekomandon si zgjidhje për të ecur përpara. Të gjithë aktorët duhet të bëhen bashkë në këtë diskutim për të gjetur një zgjidhje. Eshtë një fakt që kriza politike është një nga problemet themelore dhe njerzit tashmë janë të lodhur nga kjo. Ata duan t’i shikojnë liderët politikë të punojnë se bashku për të ardhmen e  tyre.  Ne duam lëvizje të drejtë që godet korrupsionin dhe që krijon një ambjent më të mirë për të ardhmen e fëmijeve.  Une ju sfidoj të gjithë ju këtu që të përdorni sot këtë  raport për të parë çfarë duhet të rregullohet dhe cfarë duhet të ndryshohet për të ecur përprara. Shqiptarët duan vizion dhe jo ndarje dhe ju duhet  të  jeni të aftë  të merrni këtë sfidë përsipër” u shpreh Ambasadorja, Znj, Yuri Kim.

Në rolin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Shalsi u fokusua tek permiresimi i institucioneve dhe proceseve qe merren me trajtimin e kerkesave te biznesit, e ne funksion te tyre shpjegoi per ngritjen e rrjetit të koordinatoreve për identifikimin, trajtimin dhe menyrave te zgjidhjes se problematikave te ndryshme te bizneseve.   Dixhitalizimi i shërbimeve online dhe procesimi i tyre sipas nje sistemi gjurmueshmerie është një dëshmi e qartë e përpjekjeve tona serioze per te ndertuar sisteme te qendrueshem, për të shmangur burokracitë, vonesat dhe për të rritur cilesine e komunikimit mes institucioneve shteterore dhe biznesit.

Nga ana e saj, Jorida Tabaku, Përgjegjëse për Politikat Ekonomike në Partine Demokratike tha: “Rezultatet që u prezantuan tregojnë një situatë të Shqipërisë që nuk është ajo që do të dëshironim. Une flas për të tashmen dhe të ardhmen duke marrë spunton nga problemet që prezantohen nga ky raport por dhe të tjera si Doing Business. Të flasësh për biznesin është bërë sfiduese. Nuk e kemi më luksin, as ne dhe as biznesi të humbasim më shumë kohë, më shumë potencial, të humbim 21 për qind të PBB që përfaqëson Dhoma Amerikane e Tregtisë duke mos i dëgjuar këto shqetësime” tha Tabaku.

Matteo Colangeli, Drejtor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim duke i’u referuar të dhënave të Indexit, tha: “EBRD është e interesuar të stimulojmë diskutimin biznes – qeveri mbi cëshje që dalin dhe kërkojnë zgjidhje dhe ngritja e Këshillit të Investimeve, është një strukturë për të zhvilluar pikërisht këtyë dialog.  Në qoftë se do të shikojmë në mënyrën se si punojmë për të përmirësuar klimën e investimeve të huja. Ne besojmë se implementimi i reformës në drejtësi dhe zbatimi i ligjit, do të sjellin dhe zgjidhje për shumë cështje, si puna e administratës publike, të drejtat e pronës, lufta kundër korrupsionit etj” Colangeli..

Rreth Indexit të Biznesit të AmCham për vitin 2019

Indeksi i Biznesit 2019-2020 ka sjellë opinionin dhe vlerësimin e anëtarëve të AmCham-it, duke reflektuar shqetësime të thella për disa nga parametrat themelorë të klimës.  Si rezultat, Indeksi i Biznesit shënoi  një ulje me (-4.99) pikë, duke zbritur për 2019-ën në 38.17 nga 43.16 që ishte në 2018-ën.

Duke analizuar në detaje indikatorët e Indeksit të Biznesit, perceptimi i anëtarëve të AmCham-it për indikatorin “Klima e Biznesit” ka shënuar një rënie të dukshme prej (-10.35) pikë në krahasim me 2018-ën, duke zbritur në 30.24 nga 40.58 dhe duke përbërë kështu  indikatorin me uljen më të ndjeshme. Negative kanë qenë perceptimet e të anketuarve edhe për “Klimën e Brendshme Politike”, e cila ka shënuar një ulje prej  (-7.68) pikësh.  Megjithëse anëtarët e anketuar të AmCham-it kanë vazhduar të perceptojnë një rënie në “Performancën e Ekonomisë Shqiptare” (-6.32) pikë, analiza më e detajuar e këtij indikatori ka treguar se shumica e tyre, kanë ruajtur ose rritur investimet dhe punësimin në 2019-ën. Të pakënaqur janë shfaqur anëtarët e AmCham-it edhe për sa i takon “Reformave dhe Politikave Ekonomike të Qeverisë”, që është vlerësuar me një ulje prej (-6.07) pikë, ndërkohë që “Niveli i Korrupsionit” ka marrë një vlerësim negativ duke shënuar një ulje me (-5.90) pikë.

Kanë vazhduar të konceptohen në 2019-ën si problematika të vazhdueshme dhe të pazgjidhura, edhe indikatorë si “Monopoli dhe Konkurrenca e Padrejtë” me një rënie prej (-2.55 ) pikë, “Niveli i Ekonomisë Joformale” me (-4.54) pikë, apo dhe “Zbatimi i Ligjeve dhe Rregulloreve” me (-5.04) pikë.

Ndërkaq, anëtarët e AmCham-it kanë reflektuar një perceptim të qëndrueshëm për sa i takon indikatorit të “Niveli i Përgjithshëm i Taksave” (+0.07) pikë dhe një vlerësim pozitiv për lidhjen e tyre me autoritetet doganore me (+2,12) pikë dhe autoritetet tatimore me (+0.36) pikë.

 

***

 

The American Chamber of Commerce in Albania (AmCham) presented today the eighth edition of its Business Index, which covers 2019, at the “Economic Growth Starts with the Business Climate” Conference. Panel participants who addressed the report’s findings and discussed the challenges of the business climate in Albania were the Minister of State for Entrepreneurship Protection, Mr. Eduard Shalsi; the U.S. Ambassador to Tirana, Her Excellency, Ms. Juri Kim; the Albania Head of the European Bank for Reconstruction and Development, Mr. Matteo Colangeli; the Head of Economic Policy at the Democratic Party, Ms. Jorida Tabaku; AmCham’s President, Mr. Enio Jaço and AmCham’s Executive Director, Mr. Ilir Trimi. 

The AmCham Business Index for 2019 dropped to 38 points from 100 possible, reflecting a drop of 4.98 points compared to the previous year.

The Index’s findings were made public by AmCham President Enio Jaço. In his presentation of the survey results, Mr. Jaço noted that 66% of AmCham members perceived the business climate in Albania in 2019 as unfavorable or very unfavorable, while 7% of members considered it positive and 26% were neutral. 

Based on the concern about the business climate, reflected in the Index data, as well as the situation created by the COVID-19 crisis, Mr. Jaço said:

“The results of the 2019 Index are not good. This should put us all in an emergency footing to improve the situation. Post-COVID-19 is not a normal situation and both the threat and the opportunity are too great to ignore. To take advantage of this moment, we have to work together — first and foremost, the private sector and the public administration, political forces and international partners — to create together a transparent business environment, with clear market rules that would make Albania one of the most attractive countries for investment in the Balkans.”

In her remarks, U.S. Ambassador Yuri Kim noted that the low results seen in the Index were also a consequence of the internal political climate, which she said has become a deterrent for foreign investors.

“This report is important, and most important is what AmCham recommends as a solution to move forward. All actors need to come together in this discussion to find a solution. It is a fact that the political crisis is one of the fundamental problems, and people are already tired of it. They want to see political leaders work together for their future. We want the right moves to crack down on corruption and create a better environment for the future of children. I challenge all of you here to use this report today to see what needs to be fixed and what needs to be changed to move forward. Albanians want vision, not division, and you must be able to take on this challenge,” Ambassador Kim said.

Minister of State for Entrepreneurship Protection Eduard Shalsi focused on improving institutions and processes that deal with business requests, and, to that end, he explained the establishment of a network of coordinators for the identification, treatment and ways of solving various business problems. He added that moving to online services and processing business requests based on a traceability system is clear proof of the government’s serious efforts to build sustainable systems, avoid bureaucracy and delays as well as increase the quality of communication between state and business institutions.

Jorida Tabaku, Head of Economic Policy at the Democratic Party, said: “The results presented show that the situation in Albania is not what we would like. I’m talking about the present and the future, taking a look at the problems presented by this report and others like Doing Business. Talking about business has become challenging. Neither we nor the business community have the luxury any longer to waste more time, more potential, to lose 21 percent of the GDP represented by the American Chamber of Commerce by not listening to these concerns,” Ms. Tabaku said.

Matteo Colangeli, the Albania Head of the European Bank for Reconstruction and Development, referring to the Index data, said: “The EBRD is interested in encouraging business-government discussions on issues that arise and that need solutions and the establishment of the Investment Council is one structure to develop precisely this dialogue. If we look at how we can work to improve the climate for foreign investment, we believe that the implementation of justice reform and the implementation of the laws will bring solutions to many issues, such as the public administration’s work, property rights, the fight against corruption, etc.”

About the AmCham Business Index for 2019

The 2019-2020 Business Index  brought the views and appraisals of AmCham members, reflecting deep concerns about some of the basic business climate parameters. As a result, the Business Index saw a decline (-4.99 points), dropping for 2019 at 38.17, from 43.16 in 2018.

Looking in more detail at Business Index indicators, the perception of AmCham members on the “Business Climate” indicator marked a significant decrease (-10.35 points) compared to 2018, dropping to 30.24 from 40.58 and thus constituting the indicator with the most significant decrease. Respondents’ perceptions of the “Internal Political Climate” indicator were also negative and saw a decrease (-7.68 points). Although AmCham respondents continued to perceive a decline in the “Albanian Economic Performance” indicator (-6.32 points), a more detailed analysis of this indicator shows that most of them have maintained or increased investment and employment in 2019. AmCham members also expressed dissatisfaction with the “Reforms and Economic Policies” indicator of governance, which was downgraded (-6.07 points), while the “Corruption Level” indicator also received a negative rating (-5.90 ​​points).

Surveyed businesses continued to perceive in 2019 a decline in continuous and unresolved issues in indicators like “Monopoly and Unfair Competition” (-2.55 points), “Informal Economy Level “(-4.54 points) and “Implementation of Laws and Regulations” (-5.04 points).

Meanwhile, AmCham members reflected a stable perception of the “General Tax Level” indicator (+0.07 points) and a positive assessment for their relations with the customs authorities (+2.12 points) and the tax authorities (+0.36 points).

0 Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CONTACT US

Thank you for your email, we will reply ASAP.

Sending

Log in with your credentials

Forgot your details?