Zyrtarja e lartë e Dhomës Amerikanë të Tregtisë në Washington: Shqipëria, tërheqëse për investimet amerikane. Një klimë pro biznesit është e rëndësishme

Zyrtarja e lartë e Dhomës Amerikanë të Tregtisë në Washington: Shqipëria, tërheqëse për investimet amerikane. Një klimë pro biznesit është e rëndësishme

Marjorie Chorlins

Përfaqësuesja e Lartë e Dhomës së Tregtisë së SHBA në Washington, Marjorie Chorlins ka vlerësuar Shqipërinë, si treg tërheqës për investimet amerikane dhe, që vendi të thithë këto investime, klima e biznesit, transparenca dhe respektimi i shtetit ligjor kanë rëndësi të veçantë.

Përmes një video mesazhi, me rastin e 20-vjetorit të Dhomës Amerikane në Shqipëri, Chorlins thekson rolin e politikave që mbështesin konkurrencën e përbashkët të tregtisë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

“Si partner i NATO-s dhe kandidat për anëtar i BE-së, Shqipëria është një Treg Tërheqës në rritje për investimet amerikane. Për t’i dhënë rëndësi ekonomisë transatlantike, është thelbësore të kemi një zë të fortë që mbështet konkurrencën e përbashkët të tregtisë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Integrimin e tregut shqiptar në ekonominë europiane, përparimin e qëndrueshmërisë dhe transformimin digjital, duke theksuar rëndësinë e pajtueshmërisë, transparencës dhe respektimit të Shtetit Ligjor” është shprehur Chorlins, Zv.Presidente e Dhomës së Tregtisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Shkëmbimet Tregtare dhe Investimet amerikane me Europën.

Sipas saj “Duhet një zë i fortë, duke u përqëndruar në politikën tregtare, çështjet e taksave, të drejtat e pronësisë intelektuale, që mbështet politikat rregullatore, punësimin dhe promovimin e investimeve të reja në Shqipëri. Dhoma Amerikane në Shqipëri po bën gjithçka për të ndihmuar vendin të përfitojë dhe të mbrojë një klimë pro biznesit, duke mbështetur interesat e anëtarëve tuaj dhe promovuar bashkëpunimin me SHBA.”

Dhoma e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është organizata më e madhe e biznesit në botë. Ajo mbron interesat e më shumë se 3 milion kompanive, të të gjitha madhësive dhe sektorëve përfshirë edhe bizneset amerikane në Shqipëri, të përfaqësuara përmes Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *